Tayna shprehet krenare që është shqiptare kudo që shkon.
Tayna së fundi ka udhëtuar për në Amerikë, nga ku nuk i ka kursyer fotografitë atraktive.
Së fundi, në një fotografi që e postoi në InstaStory, ajo vuri fokusin tek një kapele, në të cilën shkruan “Shqipe”.
Në mbishkrimin që ia la fotos, Tayna shkruan “Shqipe pra”, duke u shprehur krenare për vendin nga vjen.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor i kësaj rep-artisteje mbetet “Qe qe”, këngë e cila u pëlqye nga ana e fansave të saj.