Fjalë Kyçe

U infektuan me COVID-19, por David dhe Victoria Beckham e mbajtën të fshehur

U infektuan me COVID-19, por David dhe Victoria Beckham e mbajtën të fshehur

David dhe Victoria Beckham ishin infektuar me koronavirus në mars, derisa po vendoseshin mes SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, me familjen pasi disa nga stafi u infektuan.

David dhe Victoria Beckham thuhet se kishin kontraktuar virusin korona ndërsa ndanin kohën e tyre mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në fillim të marsit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Sipas një raporti, legjenda e futbollit, 45 vjeç dhe gruaja e tij, 46-vjeçe, kishin frikë se ishin ‘super-përhapës’ pasi disa nga stafi i tyre gjithashtu e kontraktuan virusin, pas dy javësh që kaluan duke udhëtuar botën me fëmijët e tyre.

Dyshja ndanë kohën e tyre mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, mes 5 dhe 19 marsit, duke udhëtuar nga Los Angeles në Londër për në Cotswolds, në Miami e përsëri në Cotswolds, duke mos pasur mënyrë të dihet se në cilin udhëtim e morën virusin.

Beckhams filluan muajin në Los Angeles për të parë klubin e futbollit të Davidit, Inter Milan FC duke luajtur. Ata më pas u drejtuan në shumë ngjarje të tjera.

Ditë më vonë, më 5 mars, familja udhëtoi për në Londër dhe më pas udhëtoi në shtëpinë e tyre të dytë në Cotswolds për të festuar ditëlindjen e 21-të të djalit Brooklyn.

Ata organizuan festë në shtëpinë e tyre më 7 mars, ku morën pjesë e fejuara e Brooklyn, Nicola Peltz, Emma Bunton,  Gordon dhe Tana Ramsay Holly dhe reperi Stormzy.

Pastaj, familja udhëtuan në SHBA, në Miami, për një javë. Më vonë u rikthyen në Cotswolds (19 mars).

Pretendohet se pas thirrjes së tyre, Beckham filloi të ndihej keq, ndërsa Victoria filloi të kishte dhimbje fyti dhe temperaturë të lartë.

“Ata morën pjesë në disa ngjarje pasi David kishte detyra promovuese dhe po shtrëngonin duart dhe putheshin me fansat dhe personalitete të ndryshme të klubit,” pretendoi një burim.

Burimi pretendoi se disa nga ekipi i Beckhamëve, duke përfshirë shoferë, truproje dhe PA – gjithashtu u sëmurën, “disa prej tyre shumë keq”.

Thuhet se Victoria ishte në panik dhe detyroi gjithë familjen të mbylleshin në karantinë për dy javë.