Fjolla Morina është bërë me shtëpi të re.
Këngëtarja Fjolla Morina ka bërë shtëpi të re, e këtë gjë e tregoi përmes një postimi në Instagram.
Artistja solli një fotografi, në të cilën tregon se si duket nga jashtë shtëpia e re dhe thotë se ndihet e bekuar.
“E bekuar në shtëpinë time të re”, ka shkruar ajo sipër fotos, ku shihet tejet e lumtur pranë shtëpisë.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Fjolla Morina titullohet “Kape”, e shoqëruar edhe me videoklip.