Sabri Fejzullahu nuk i mbajti emocionet teksa mori nënshtetësinë shqiptare.
Këngëtari Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera, kanë marrë pasaportat shqiptare, shkruan lajmi.net.
Këtë e kishe bërë të ditur vet këngëtari me anë të një postimi në rrjete sociale, ku edhe e falënderoi publikisht presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.
Në një video të postuar në Facebook, Sabriu shihet tejet i emocionuar në momentin e marrjes së pasaportës.
Ai ishte pranë sportelit kur iu bë dorëzimi i pasaportës, ndërsa e puthi atë disa herë dhe ishte shumë i emocionuar.
https://www.facebook.com/140269307777850/videos/1200352153660516