Reperja e popullarizuar shqiptare, Melinda Ademi, ka nisur disa ditë jo-produktive në Shqipëri.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga një milion fansa në Instagram, ka ndarë me ndjekësit imazhe e video të ndryshme nga pushimet e saj.
Së fundmi, ajo solli një koleksion imazhesh në bikini ku thekson linjat e bujshme trupore.
E dua Shqipërinë”, ka shkruar krahas fotografive.
Artistja e shumë hiteve vjen në formë të mahnitshme dhe tanimë shquhet për fizikun atraktiv dhe format tërheqëse.
Komplimentet pranë fotografive nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit e këngëtares 24 vjeçares.
Reperja aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “X5”, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin Gjiko.
Kënga deri më tani ka kaluar shifrën e 7.5 milionë klikimeve në kanalin YouTube.
https://www.instagram.com/p/CFC1cO2Dvoo/?utm_source=ig_embed