Fjalë Kyçe

Në Prishtinë do të protestohet në shenjë solidariteti me gruan rome

Në Prishtinë do të protestohet në shenjë solidariteti me gruan rome

Sot në Prishtinë do të protestohet për gruan rome e cila dje u pretendua se është person i rrezikshëm për fëmijët.

Kjo protestë është thirrur nga deputeti i VV-së, Sami Kurteshi.

Thirrjen ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook, në një protest të cilën ai e ka quajtur kundër homofobisë.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

JO HOMOFOBISË dhe NDJEKJES së SHTRIGAVE!

Ajo që ka ngjarë sot/dje, rastësisht në rrugët e Lipjanit, jo rastësisht në Kosovë, sulmi i nxitur nga disa portale, media elektronike dhe persona me mendësi kriminale e homofobe, sulmi brutal fizik, bullizmi, fyerjet, poshtërimi, çnjerëzimi dhe privimi nga dinjiteti i një gruaje „rastësisht rome!“, është krim brutal që meriton dënim ligjor shembull!

Tani dhe menjëherë, është detyrim parësor i Policisë së Kosovës dhe i prokurorisë, he organ i ndjekjes i thënshin, të vë para ligjit të gjithë ata që përhapën, nxitën, motivuan, përkrahën sulmin e egër e brutal mbi një grua, mbi një njeri! Nuk ka pardon, nuk ka „por“ apo „mirëpo“, nuk ka arsyetim për këtë sulm çnjerëzor!

Çdo njeri lind me dinjitet, e dinjiteti është pasuri e përbashkët shoqërore, prandaj shoqëria e ka obligim të mbrojë dinjitetin e çdo njeriu me të gjitha mjetet që ka në dispozicion! Nuk mund të ketë shoqëri të dinjitetshme, me individë që u nëpërkëmbet dinjiteti, sepse atë e kemi të përbashkët, dhe secili veç e veç, sa e tërë shoqëria bashkë, ose nuk e ka as shoqëria si tërësi!

Prandaj, Sot, më 30 maj 2019, prej orës 13.00, në Sheshin Skënderbeu, në protestë kundër homofobisë! Për dinjitetin njerëzor! Solidarizim me Gruan e sulmuar!

Prandaj, Sot dhe jo Nesër! Sepse edhe ashtu jemi tepër vonë për punën që nuk e kemi bërë Dje, në Shesh, në protestë kundër urrejtje-njerëzisë, për solidaritet me gruan e sulmuar.

Të lutem shpërndaje sa më shume!