Gjatë ditës se djeshme një person e ka plagosur vetën aksidentalisht.
Dallditë e dasmave në Kosovë nuk kanë të ndalur.
Një person në Prizren e plagosi vetën deri sa po shtinte në shenjë gëzimi.
Më pas, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.
“Është raportuar se gjatë një ahengu familjar i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë dhe ka plagosur veten. I njëjti është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit. Arma ka qenë pronë e dyshuarit mashkull K-Shqiptar i cili nuk posedon leje për të. Pistoleta e përdorur është konfiskuar me një karikator dhe 18 fishekë dhe 1 gëzhojë e kalibrit 7,65 mm”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ka hapur rast për armëmbajtje pa leje.