Adelina Tahiri ka publikuar imazhe të reja në rrjete sociale, në të cilat si çdo herë vjen e veshur nga markat e njohura.
Adelina Tahiri publikoi dy fotografi të reja, në të cilat u shfaq e veshur e tëra në të zeza, shkruan lajmi.net.
Ani pse ishte veshur me shumë stil dhe me veshje nga brendet më të njohura të modës, vëmendja tek fotografitë e Adelinës ishte diku tjetër.
Prapa këngëtares duket garderoba e saj në të gjitha pjesët e dhomës, duke treguar edhe një herë se ajo është shumë e dhënë pas veshjes.
Për ndryshe, Adelina Tahiri është e martuar me Serjozha Markov dhe bashkë kanë një djalë, Jonin.