Sot rreth orës 15:30 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi dhe policia nuk ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në këtë rast.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kane nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast. Mbështetur në informacionet fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia është duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.