Deklarata dhe akuza e fortë ndaj Presidentit të Kosovës, është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha në emisionin “Pressing” të Televizionit 7.
Berisha ka thënë se Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt, që të akuzuarin kryesor e ka Presidentin Hashim Thaci.
“Baza e ngritjes ka qenë raporti i Dick Marty. Unë si kryeministër në atë kohë e denoncova raportin në OKB, në KE dhe kudo. Argati deklaroi se do e hidhte në gjyq, që nuk ndodhi kurrë. Raporti i Dick Marty kishte bazë raportin e Vukcevic, prokuror special të Beogradit. Prapë së prapë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ne duam hetimin”, ka thënë Berisha.
“Është fakt që mbi 200 zyrtarë të LDK’së janë vrarë pas lufte, pasi ka hyrë NATO”, ka thënë Berisha.
“200 dosje për 200 anëtarë të LDK të vrarë për arsye politike pas lufte. Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit”