Të shtëna me mjete zjarri në një lokal në Fushë Kosovë, policia jep detaje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:25, teksa një person i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.
Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat po merren me rastin. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Deri tani nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar, përderisa një i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.