Ish-miss Shqipëria, Angela Martini flet për nënën e saj dhe betejat e jetës së saj në librin e ri.
Angela Martini në librin e ri flet për vështirësitë që nëna e saj kishte në Shqipëri, duke ikur nga komunizmi dhe rikthimi në një grua të suksesshme në Zvicër, shkruan Meaww, transmeton lajmi.net.
Ajo u bë e famshme nga udhëtimi i rëndësishëm në “Miss Universe”, organizuar nga Donald Trump në Las Vegas në vitin 2010, ku modelja u rendit e gjashta.
Aktualisht, Martini po zgjeron arritjet e saj, ajo së shpejti do të debutojë si autore e një libri.
Martini ka lindur në Shkodër të Shqipërisë dhe është zhvendosur në Zvicër në moshën 10-vjeçare, para se të largohej në SHBA.
Ajo në librin e ri flet për vështirësitë që ka kaluar nëna e saj, por librit ende nuk ia ka lënë titullin.
Modelja ka folur për MEA WorldWide (MEAWW) për rrugëtimin e saj dhe librin e ri dhe për mësimet e nënës së saj, që e kanë ndihmuar të bëhet personi që është tani.
Ajo ka treguar edhe për përvojën me Trump, pasi ai e kishte organizuar dhe financuar garën. Modelja ishte e impresionuar nga presiendi aktual i SHBA-ve gjatë kohës kur punoi me të.
“Nga përvoja ime, zbulova që ai ishte shumë i mirë dhe shumë profesionist”.
Megjithatë, ajo nuk ka ndonjë pikëpamje politike apo preferenca në lidhje me politikat e Trump. Angela thotë se nuk i takon asaj të miratojë apo kritikojë vendimet ekonomike dhe politike, por vlerëson se në SHBA çdo gjë është e mundur dhe për këtë e dashuron atë vend.