Kapiteni Arijan Ademi e ka ndihmuar Dinamo Zagrebin të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Dinamo të enjten mbrëma në stadiumin Maksimir në Zagreb, mposhti Florën e Estonisë me rezultatin, 3:1.
Golin e parë reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e shënoi në minutën e 26-të me asistim të shënuesit të golit të parë të minutës së 11-të, Mario Gavranoviq. Ademi golin e dytë e shënoi në minutën e 87-të.
Për skuadrën e Floras shënues ishte Vlasi Sinavski (65’).
Në këtë ndeshje, në minutën e 83-të u inkuadrua në fushë edhe reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.