Fjalë Kyçe

Është rikthyer me Mozzik? Loredana ka diçka për të thënë

Është rikthyer me Mozzik? Loredana ka diçka për të thënë

Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Dyshimet lindën pasi dy reperët ndiqen në rrjetin social “TikTok” dhe se janë takuar në një qendër tregtare në Gjermani.

Madje u shfaqen të veshur me rrobat e njëri-tjetrit, ku u duk sikur po dërgonin mesazhe të koduara e të tjera detaje të vogla si këto.

Mozzik nuk e la me kaq, pasi dyshimet i shtoi akoma më shumë dyshimet në emisionin “Shiko Kush Luan, ku pyetjes a është në një lidhje iu përgjigj: “Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”.

Gjithashtu reperi iu përgjigj me heshtje pyetjes nëse do të rikthehet me Loredanën, kur më herët ishte i bindur që s’do të kishte më kurrë rikthim.

Ndërsa së fundmi, Loredana i ka vënë vulën së fundmi me reagimin e saj në videon e çiftit në qendrën tregtare në Gjermani.

Reperja ka komentuar një zemër të kuqe në postim, duke befasuar të gjithë ndjekësit e saj dhe duke lënë të kuptohet se gjithçka tashmë është në rregull.

https://www.instagram.com/p/CFl9PwEnJtj/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again