Fjalë Kyçe

Rita e përkushtuar në palestër, sjell imazhe duke ushtruar

Rita e përkushtuar në palestër, sjell imazhe duke ushtruar

Rita Ora e ka marrë seriozisht punën e palestrës.

Rita Ora është një prej artisteve, e cila nuk e lë asnjëherë anash palestrën për t’i perfeksionuar linjat trupore, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja publikoi disa fotografi, të shkrepura gjatë kohës kur po ushtronte dhe shihet e veshur me veshje sportive.

Rita gjatë verës ka qenë aktive me fotografi nga plazhi, ndërsa është komentuar shumë edhe për linjat trupore.

Kujtojmë se Rita Ora së fundi ka lansuar linjën e saj të këpucëve në bashkëpunim me brendin “Shoe Dazzle”.

Për këtë koleksion, këngëtarja ka thënë se është inspiruar nga muzika, jeta që bën dhe udhëtimet.

https://www.instagram.com/p/CFzpHanj5Zp/?utm_source=ig_web_copy_link