Fjalë Kyçe

Shkoi për të prerë dru në pyll, vdes një person në rrethana të panjohura në Podujevë

Shkoi për të prerë dru në pyll, vdes një person në rrethana të panjohura në Podujevë

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur dje në pyllin e fshatit Sllatinë të Podujevës.

Viktima kishte shkuar për të prerë dru në pyll, ndërsa në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 04.10.2020 në fsh. Sllatinë – Podujevë, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar, si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, tha Rexhepi.