Fjalë Kyçe

Ministri Zemaj: Do shtohen edhe 1.500 specializantë në institucionet shëndetësore

Ministri Zemaj: Do shtohen edhe 1.500 specializantë në institucionet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se do të shtohet numri i specializantëve me 1.500 të tjerë në të gjitha nivelet.

“Kosova, institucionet e saj, qeveria, do shtojë numrin me 1.500 specializantë që do u bashkangjiten kolegëve të tyre në institucionet shëndetësore. Do mbulohet nevoja imediate që jo vetëm i ka qitë pandemia, por të mos ketë ikje të mjekëve”, tha ai në konferencën e mbajtur të hënën, e në të cilën ishte paralajmëruar edhe vizita e kryeministrit Hoti.

Tutje ai ka thënë se qeveria është e përkushtuar që asnjë mjek mos të mbetet jashtë institucioneve, ndërsa shton se do bëhen përpjekje për përfshirje të tyre edhe vitin tjetër.

“Me ndryshimet e reja legjislative po hyjmë në një avantazh të përfshirjes së specializantëve. Përkushtimi i qeverisë është që asnjë mjek të mos jetë jashtë institucioneve tona publike dhe nëse kanë kërkesa edhe në institucionet private. Në aspektin e ngritjes së kapaciteteve humane po ecim në dinamikë të shtuar”.

“Janë në proces të konkurrimit, vlerësimi është duke u bë nga bordi. Konkursi ka qenë për 1.034 vende, kërkesa është të kalojmë edhe për 400 shtesë. Janë 1500 që kanë konkurruar dhe besojmë se kjo shtesë është e mjaftueshme”.

Ndërsa duke folur për menaxhimin e pandemisë, Zemaj tha se po ecin në rrugë të mirë drejt një situate stabile.

“Sa i përket menaxhimit të pandemisë, jemi në situatë të mirë dhe stabile por kjo frymëmarrje e lehtë nuk do thotë se të kalojë në anashkalim të masave. Përgatitjet janë evidente, kjo kohë dhe ky presion gjatë muajve të kaluar po na jep mundësi të përgatitemi për infrastrukturë dhe kapacitete humane”.

Ai ka folur edhe mbi hapjen e kufijve me rajonin dhe më gjerë.

“Besojmë se në mbledhjen e qeverisë së tyre nesër, do largohet kushtëzimi i testit PCR dhje do kalojmë në nivel tjetër të masave. Ajo që kemi bë, kemi vendosë masën që të gjitha shtetet potencial i shpërndarjes së virusit nuk mund të hyjnë pa testin PCR nuk do mund të hyjnë në Kosovë, por edhe nëse hyjnë duhet të vetizolohen 7-14 ditë”, tha ai.