Për nder të ditës së fëmijëve, komunat nëpër Kosovë po organizojnë festa për më të vegjlit.
Edhe Komuna e Gjilanit ka organizuar festë, por me gabime gjuhësore në urimin për ditën e fëmijëve.
Në qendër të qytetit të Gjilanit, tek Teatri i Qytetit është shpalosur një baner ku urohet dita e fëmijëve.
Aty shkruan “Gëzuar 1 Qeshori të dashur fëmijë. Çdo ditë është 1 Qeshori” kështu duke e shndërruar muajin Qershor në ‘Qeshor’.