Asamblisti i Komunës së Prishtinës, Egzon Azemi, sot e ka paditur kryetarin e kësaj Komune, Shpend Ahmetin.
Në padinë e siguruar nga Gazeta Online “Rerporteri”, thuhet se Ahmeti është paditur për shpifje dhe fyerje nga neni 02/L-65, neni 4, paragrafi 1.
Azemi ka thënë për Reporteri.net se Ahmetin e ka paditir për shpifjet që i ka bërë jo për ftesën për konfrontim fizik.
“Sot me datë 05.10.2020 dorëzova padinë për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Deklaratat ofenduese dhe shpifëse që u adresuan në drejtimin tim nga Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, duhet të vërtetohen nga organet e drejtësisë. Pra nuk po e padisë për ftesen publike për konfrontim fizik, por për shpifjet që i tha duke tentuar ta arsyetoj agresivitetin e paarsyeshëm që e panë të gjithë ditën e seancës që mbajtë me 02.10.2020”, ka thënë Azemi për Reporteri.net.
Ai thotë se shpresoj që kjo çështje sa më parë të trajtohet nga organet kompetente.