Fjalë Kyçe

Dentistët të shqetësuar për video-t në TikTok që paraqesin rrezik për dhëmbët

Dentistët të shqetësuar për video-t në TikTok që paraqesin rrezik për dhëmbët

Gërryerja e dhëmbëve me pajisje të ndryshme për thonjtë paraqet rrezik për shëndetin e gojës, thonë dentistët.

Videoja është shembull i trendit të ri shqetësues që sheh ndikuesit e TikTok të këshillojnë fansat e tyre se si të arrini një buzëqeshje perfekte, transmeton lajmi.net.

Nga fërkimi i zbardhuesit në dhëmbë deri tek pastrimi i smaltit me qymyr të aktivizuar për të bërë dhëmbët të bardhë, disa ‘hacks’ vërtet tronditëse po bëhen virale në aplikacionin TikTok.

Përdoruesja e TikTok Mia Dio, e cila ka shumë ndjekës, ishte një nga të parët që provoi teknikën, me videon e pëlqyer dhe të shikuar shumë nga përdoruesit e TikTok-ut.

Pasi përdor metodën e këshilluar keq, ajo tregon nga afër buzëqeshjen e saj perfekte, duke thënë: “Djema, po bënë punë me të vërtetë!”

Përkundër një paralajmërimi të aplikuar në video duke thënë se përmban “veprim të mundshëm të rrezikshëm”, një përdorues komentoi: “Kam menduar ta bëj këtë shumë herë … Dhëmbët duken mirë !!!”.

Ekspertët paralajmërojnë prirje të tilla të pakujdesshme jo vetëm që do të shkaktojnë dëme dhe njolla të qëndrueshme, por gjithashtu mund të çojnë në dhimbje më vonë në jetë.

Mund të dëmtoni dhëmbët, mishin dhe pjesën e gojës nga këto përvoja të ndryshme të gabuara që njerëzit po ndajnë me ju në TikTok, mund të mos kenë efekt të menjëhershëm por që me kalimin e kohës do ti vëreni dëmtimet.