Fjalë Kyçe

‘Ndizen’ kampi i Isa Mustafës, hedhin ‘gurë e dru’ mbi Vjosa Osmani

‘Ndizen’ kampi i Isa Mustafës, hedhin ‘gurë e dru’ mbi Vjosa Osmani

Shefi i kabinetit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliut – Bajram Gecaj, ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebooku, lidhur me përplasjet e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

Gecaj ka thënë se nuk i besove ti [Osmani] atij [Mustafës], por ai ty, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Apple do të prezantojë iPhone 12 më 13 tetor
“Për të qenë korrekt, nuk i besove ti atij, por ai ty”, shkruan Gecaj në Facebook.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë shkëmbyer një sërë akuzash sot gjatë ditës. Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Facebook është përkujdesur që ta quajë mashtrues e recidivist Shefin e LDK-së.

Osmani në statusin kushtuar Isa Mustafës në Facebook ka thënë se ai është humbës i shumëfishtë i zgjedhjeve dhe nuk ka guxuar të kandidojë për kryeministër kundër Kurtit përveç njërit në LDK duke mos përmendur emra.

Ndërsa shefi i LDK-së, Isa Mustafa i ka thënë Osmanit se është kopje e Kurti dhe se ajo është arsyeja pse LDK i humbi zgjedhjet.