Ledri Vula e ka zbuluar befasinë e këndshme.
Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, do të bëhen së shpejti prindër, shkruan lajmi.net.
Ledri emocionoi të gjithë me foton ku tregoi ultrazërin e vajzës dhe pas kësaj fotografie duket se fshihet edhe një befasi tjetër.
Përmes të njëjtit postim reperi ka paralajmëruar atë që duket se do jetë kënga e tij e re.
Bazuar në atë që ka shkruar duket se kënga do të titullohet “Si baba” dhe publikohet të shtunën në ora 20:00.
“Jom ka des sytë me ti pa. Si baba 20:00:00, Vula Ledri 10.10.2020”, shkruan Ledri plot emocione.
https://www.instagram.com/p/CGAuaCZB4xo/?utm_source=ig_embed&ig_mid=D44A6D06-0775-40FB-A793-770FEDF83C62