Fjalë Kyçe

Të shtëna me arme në Podujevë, plagoset një person

Të shtëna me arme në Podujevë, plagoset një person

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Podujevë rreth orës 18:35 në rrugën “19 Qershori”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur nga këto të shtëna.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimës mashkull kosovar dhe është larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Ne vendin e ngjarjes kane dalë  njësitet përkatëse policore ku kane gjetur tre gëzhoja. Policia ka njoftuar se rasti është hetime, ndërsa është cilësuar si “tentim vrasje”.