Fjalë Kyçe

Kosova humbi 1 miliard euro gjatë pandemisë dhe mijëra vende pune

Kosova humbi 1 miliard euro gjatë pandemisë dhe mijëra vende pune

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se raporti i fundit i Bankës Botërore për Kosovën ka paralajmëruar 8.8 % tkurrje ekonomike.

Rukiqi ka thënë se deri tani janë 1 miliardë euro dëme në ekonomi, që nga shfaqja e vendeve të punës, transmeton Telegrafi.

“Deri në fund të vitit, me këtë trend të tkurrjes ekonomike, mund t’i humbim mbi 30,000 vende të punës. Të vetmit të paprekur nga kjo krizë në ekonomi, po mbesin ata që marrin vendim dhe familjarët e tyre të punësuar, gjithandej në institucionet publike”.