Yll Hoxha ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet me skuadren e Feeonikelit.
Këtë gjë e ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e Feronikelit.
Ky është njoftimi i plotë i klubit:
Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me klubin e Feronikelin.
Pas një takimi me presidentin, Naser Ramaj, Hoxha ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme.
Ai ju bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë.
Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë në ditët e ardhshme.