Si pasojë e moskujdesit gjatë ngasjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.
Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Gjilan – Prishtinë.
Sipas pamjeve, vetura ka goditur një shtyllë, ndërsa ka përfunduar jashtë rrugës.
Përveç dëmeve materiale, s’dihet ende për numrin e të lënduarve.