Dua po shijon suksesin e këngës “Levitating”.
Dua Lipa së fundi lansoi “Levitating”, bashkëpunimin e ri me artistin DaBaby, shkruan lajmi.net.
Kënga është pjesë e albumit të ri të Duas, ndërsa dyshja ia shoqëruan edhe një videoklip, i cili në kanalin YouTube ka marrë mbi shtatë milionë klikime.
“Levitating” po promovohet edhe në ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut, duke përmbledhur disa pjesë të klipit.