Është caktuar masa e paraburgimit ndaj personit të dyshuar për sulmin e kryer ndaj gruas rome në qytetin e Ferizajt.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se i është caktuar masa e paraburgimit personit të dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj”, njofton.
Ndryshe personi i moshës 17-vjeçare është arrestuar disa orë pasi në media u publikua një video e sulmit ndaj një gruaje rome në sheshin e Ferizajt.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmeetali Hajdini.
“Është arrestuar 17 vjecar nga Ferizaj. Është intervistuar nga policia dhe me urdhër në prokurorit shkon në mbajtje” , ka thënë Hajdini.
Ai ka treguar se edhe gruaja viktimë që u sulmua në disa vende pasi u denoncua në rrjetet sociale gabimisht se ajo po vidhte fëmijët.
“Jemi duke shikuar viktimës t’i gjejmë zgjidhje më afatgjate me qendrën sociale dhe me avokatin e Popullit. Ajo është te ne momentalisht”, ka thënë ai.
Gruaja që disa ditë më parë u sulmua nga disa adoleshentë në Lipjan, edhe sot ka qenë cak i sulmeve.