Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për reshje shiu përgjatë ditës së premte dhe të shtunë.
Sipas IHMK-së, përgjatë ditës së premte parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu kohë pas kohe, teksa të shtunën do ketë edhe intervale me diell, shkruan Gazeta Express.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
I njëjti institut përgjatë ditës së sotme ka paralajmëruar edhe vërshime në rajonin e Dukagjinit, gjersa ka thënë se mund të ketë edhe rrëshqitje dheu si pasojë.