Fjalë Kyçe

Dalin detaje rreth arrestimit të punëtorit të Postës së Kosovës

Dalin detaje rreth arrestimit të punëtorit të Postës së Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një punëtor të Postës së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një punëtor i Postës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se, i dyshuari është arrestuar për veprën “përvetësim në detyrë”.

“Sot më datë 15.10.2020, Policia e Kosovës, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve relevante, ka intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha.