Fjalë Kyçe

Banorit nga Istogu i bëhen shkrumb kombi e traktori

Banorit nga Istogu i bëhen shkrumb kombi e traktori

Parmbrëmë në fshatin Kovrage të Istogut, banorit Enver Osmanaj i janë djegur kombi, traktori dhe disa mjete punë që gjendeshin në garazhë.

Siç shihet në këto pamje, Osmanajt nuk i ka mbetur asgjë prej tyre, ku zjarri që përfshiu garazhin bëri shkrumb gjithçka çka kishte brenda.

Edhe në raportin e Policisë është përfshirë ky rast si zjarrvënie, derisa është bërë e ditur se pos dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka pasur të lënduar.

“Viktimamashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri ishte përfshirë një automjet kombi por si pasoj zjarri kishte përfshi edhe një garazhe në të cilën kishte pasnjë traktor dhe mjete pune. Sipas viktimës nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në vlerë të konsiderueshme dhe nuk ka pas ndonjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin” thuhet në raportin e Policisë.