Në familjen e aktorit Rasim Thaçi-Cima sot ka festë.
Bashkëshortja e Cimës, Shkuria, me këtë datë feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij, aktori zgjodhi ta urojë atë përmes një fotografie dhe fjalëve plot dashuri.
“Sot ka ditëlindjen bashkëshortja ime , ajo që gjithë jetën time dha kujdesin më të madhë, Uroj shëndet dhe shume dashni 🌹❤”, ka shkruar Cima.
Kujtojmë që aktori tash e sa vite është aktiv me publikimin e skeçeve të reja.