Fjalë Kyçe

Jep ryshfet 20 euro për ta kaluar testin për patentë shofer, arrestohet i dyshuari

Jep ryshfet 20 euro për ta kaluar testin për patentë shofer, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person, në stacionin e autobusëve në Prishtinë, pasi që i njëjti për të kaluar testin teorik për patentë shofer, ia ka dhënë ryshfet 20 euro ankuesit mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të merkurën rreth orës 15:00.