Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 ka vdekur një qytetar nga kjo komunë, pesë të tjerë janë shëruar, ndërsa 2 qytetarë janë konfirmuar pozitivë.
Rastet pozitive janë një nga Baballoqi dhe një nga Deçani.
“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 236 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 175 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 50 raste janë akoma aktive”, shkruan tutje Ramosaj.
Sot kanë humbur jetë shtatë persona nga Covid-19, derisa janë shëruar 91 dhe janë shënuar edhe 337 raste të reja.