Fjalë Kyçe

Tragjike: punëtori 44-vjeçar bie në hapësirën e dedikuar për ashensor

Tragjike: punëtori 44-vjeçar bie në hapësirën e dedikuar për ashensor

Një 44 vjecar ka ndërruar jetë në Prishtinë pasi po punonte në njërën prej hapësirave të ashensorëve.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur në lagjen Prishtina e re në Prishtinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1976), nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës. Derisa ka qenë duke punuar ka rënë në hapësirat që lihen për lift. Objekt i pa përfunduar -në ndërtim e sipër”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovë Flora Ahmetaj për Express.