Loredana është njëra ndër figurat më të përfolura në vend, kjo për shkak stilit të saj, lidhjes së saj me reperin e njohur Mozzik e që tanimë është bërë e ditur se ata janë bërë prapë bashkë, me një fjalë gjithçka çfarë bënë këngëtarja kthehet në lajm.
Ajo vazhdimisht është paraqitur si një “ vajzë e keqe” kështu duke bërë të ditur disa herë që ajo nuk ka frikë nga askush madje as nga policët.
Kujtojmë se kënga e saj e fundit është “Rockstar”, e që në disa vargje këngëtarja tregon po këtë gjë, duke treguar se ajo nuk ka frikë nga askush e sidomos policët.
Ajo para një viti kishte pasur një problem me policinë zvicerane, deri sa mbylli tërësisht çështjen me zonjën Petra.
Ndërkaq përderisa Loredana nuk i ka mirë punët me policinë zvicerane, ajo siç duket i ka punët shumë mirë më atë të Kosovës, këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja duke postuar në llogarinë e saj në Instagram ose më saktësisht në Story një foto ku shihet një dhuratë, që ia ka bërë policia e Kosovës këngëtares.