Fjalë Kyçe

Në Maqedoni të Veriut 24 të vdekur nga COVID-19 e 913 raste të reja

Në Maqedoni të Veriut 24 të vdekur nga COVID-19 e 913 raste të reja

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 24 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu janë regjistruar edhe 913 të infektuar të rinj nga 2731 të testuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 421 persona.

Shifra totale e të infektuarve në Maqedoni të Veriut ka arritur në 33.908, e të vdekurve ka shkuar në 1049, ndërsa janë 11.194 raste aktive.