Lindita Camaj, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Houstonit, ka folur për procesin e zgjedhjeve që është duke u mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)-së.
Camaj në Edicionin Special ka deklaruar se çdo gjë ka shkuar mirë deri tani atje nuk ka pasë asnjë incident.
“Procesi i votimit është duke shkuar në mënyrë të qetë, nga qytetarët është ndjerë dhe është parë një ankth se si do të shkojë ky proces, gjatë kësaj dite dhe si do të shkojë procesi i votimi në vijim dhe kur do të shpallet emri fitues”.
“Është parë një entuziazëm i votuesve gjatë kësaj dite, ka qenë një rend i gjatë i votuesve. Nuk është se ka pasë ndonjë problem kanë qenë vetëm disa anomali teknike të vogla”.
“Në disa qytete duke përfshirë edhe Washingtonin ku gjendet Shtëpia e Bardhë kanë marrë masa që të ballafaqohen me ndonjë dhunë eventuale, ka pasë vënie të barikadave, por nuk ka pasë ndonjë problem çdo gjë ka shkuar në rregull pa dhunë”.
Ajo tutje ka theksuar se në cilat zona votohet Trump dhe në cilat Biden, njofton Klani.
“Në shtetin e Teksasit ku unë jetojë në zonat rurale më shumë e mbështesin Trumpin ndërsa në zonat urbane më shumë e mbështesin Biden”, ka thënë Camaj.