Fjalë Kyçe

Franca ‘thyen’ rekordin, mbi 58 mijë raste të reja dhe 363 të vdekur nga koronavirusi

Franca ‘thyen’ rekordin, mbi 58 mijë raste të reja dhe 363 të vdekur nga koronavirusi

Në Francë, 58.046 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, njoftoi Drejtoria e shëndetit publik.

Ky është numri më i madh i pacientëve në një ditë që nga fillimi i pandemisë, i regjistruar vetëm katër ditë pas rekordit të mëparshëm të zi kur kishte 40,558 raste të reja, raporton Reuters, transmeton KP.

363 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 39,037.

Këto të dhëna u njoftuan menjëherë pasi u njoftuan për Paris masat kufizuese në krye të “bllokimit” të dytë që ka qenë në fuqi në Francë që nga e premtja e kaluar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Francë janë regjistruar gjithsej 1,601,367 persona.