Fjalë Kyçe

Pjesëtarët e FSK-së i shpëtojnë jetën disa qytetarëve të aksidentuar në Skenderaj

Pjesëtarët e FSK-së i shpëtojnë jetën disa qytetarëve të aksidentuar në Skenderaj

“Si pjesëtar i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, Betohem se do të jem përherë besnik, Luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar i gatshëm që në çdo kohë”, është betimi që bënë çdo pjesëtarë i Forcave të Armatosura të Kosovës.

E nën këtë betim, mbrëmë dy pjesëtar të FSK-së (P.M dhe SH.M) i kanë shpëtuar jetën disa qytetarëve në një aksident të rëndë.

Në orët e vona të mbrëmjes të së Mërkurës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Morinë të Skenderajit.

Në këtë aksident kanë mbetur 5 persona të lënduar por në vend-ngjarje kanë intervenuar dy pjesëtarë të FSK-së të cilët kanë ndihmuar të aksidentuarit.

Të dy pjesëtarët e FSK-së që janë me shërbim në kazermën e “Ushtarëve të Natos” në Istog, u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve kështu edhe duke i transportuar në Emergjencen e Skenderajit.

Ndryshe pjesëtarët e FSK-së shpesh herë u ndodh që të intervenojnë në aksidente të ndryshme, kështu duke shpëtuar jetët e njerëzve./FaktePlus

Më poshtë sjellim disa fotografi nga aksidenti i mbrëmshëm në Morinë të Skenderajit: