Fjalë Kyçe

U infektua me COVID-19: Ky është dënimi më i madh që ka marrë Megi Pojani nga kjo sëmundje

U infektua me COVID-19: Ky është dënimi më i madh që ka marrë Megi Pojani nga kjo sëmundje

Ndërkohë që nga shifrat thuhet se ka nisur një valë e re e infektimit me koronavirus, COVID-19 nuk ka kursyer as Megi Pojanin.

Është vetë moderatorja e njohur ajo që ka njoftuar ndjekësit e saj të shumtë, pasi tregoi publikisht se është bartëse e këtij virusi famëkeq.

Së fundi, ajo njoftoi ndjekësit për shëndetin e saj, ajo dukej mirë por që bëri të ditur se tashmë e kahumbur shijen.

“Zyrtarisht nuk kam më shije. Ky është dënimi më i madh që mund të merrja”, ka shkruar moderatorja.

Megi po qëndron e vetizoluar në shtëpi derisa t’i kalojë virusi dhe ende nuk dihet se kur do të kthehet në emisionin që moderon.