Fjalë Kyçe

Rikthehen shiritat ndarës në disa rrugë të Prishtinës

Rikthehen shiritat ndarës në disa rrugë të Prishtinës

Gjatë kësaj jave shiritat ndarës të ngritura në pjesë të ndryshme të Prishtinës janë rinovuar dhe janë ngjyrosur.

Shiritat ndarës e të ngritura në rreth-rrotullime janë të vendosura për të gjithë pjesëtarët në komunikacion, për siguri më të madhe dhe qarkullim më të lehtë në trafik, njofton Komuna e Prishtinës në Facebook.

Shiritat ndarës janë hequr e dëmtuar në shumë pjesë të qytetit ku ato janë vendosur, andaj Komuna e Prishtinës iu bën thirrje ngasësve të automjeteve që të tregohen më të kujdesshëm.