Fjalë Kyçe

Serwer: Gjykata Speciale ka mandat edhe për gjykimin e krimeve serbe

Serwer: Gjykata Speciale ka mandat edhe për gjykimin e krimeve serbe

Daniel Serëer thotë se Gjykata Speciale ka mandat për trajtimin e krimeve të kryera nga serbët.

Raporti i Dick Martyt ishte arsyeja pse Kosova, krijoi një Gjykatë Speciale.

Senatori zviceran në Këshillin e Evropës, akuzonte krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se kanë bërë trafikim me organe.

Por, asnjë nga këto pretendime nuk janë përfshirë në aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo ka nxitur edhe reagime të personaliteteve të ndryshme ndërkombëtare.

Për këtë çështje një shkrim të gjatë një ditë më parë e ka bërë eksperti i sigurisë, Dniel Serëer.

Ndonëse nuk e konteston mandatin e Gjykatës Speciale, Serëer, thotë se ky mekanizëm i drejtësisë, ka mandat që të hetoj edhe krimet e kryera nga serbët.

Me këtë konstatim pajtohet në tërësi kongresisti amerikan Eliot Engel.

Madje, shkrimin e Daniel Serëerit e ka shpërndarë edhe faqja zyrtare në tëitter e Komitetit për Punë të Jashtme, kryetar i së cilit është Engel. e një konstatim të tillë, pajtohen edhe juristët në Kosovë.

Avokati Artan Qerkini, thotë se edhe brenda raportit të Dick Martit  lihet hapësirë që të trajtohen edhe krimet e serbëve të kryera në Kosovë.

Ndërsa reagimet ndërkombëtare përkitazi me Gjykatën Speciale i ka mirëpritur edhe avokati Mahmut Halimi.

Ai thotë se vetëm me ndërhyrjen e SHBA-të, ka një shpresë që të zgjerohen kompetencat e Dhomave të Specializuara.

Katër ish zyrtarët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë janë në paraburgim në Hagë, ndërsa janë paraqitur në seanca fillestare.