Në mungesë të kuorumit , nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci ka ndërprerë seancën plenare të Kuvend, e në të cilën ishin vetëm 44 deputetë.
Kjo ndodhi përkundër insistimit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi për të qëndruar në sallë.
“Po më çuditni me këto deklarata jo kolaicioni, deputetët kanë për të detyrë të vijnë në Kuvend. Mos i ngatërroni gjërat, koalicioni çështjet e veta duhet t’i shtyjë përpara, por Kuvendi vendos prandaj i refuzon ose jo, nuk mundeni me abuzu kështu prej pozitës së kryesueses së Kuvendit”, tha Gashi
Mirëpo kjo siç konstatoj Nagavci nuk mund të bëhej.
Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati, tha se mospjesëmarrja e deputetëve tregon se ky koalicioni nuk ka ligjshmëri, e as legjitimitet.
Në rend të ditës ishin paraparë dy 2 interpelanca të kryeministrit Hoti dhe 12 pika të tjera.
Ndërsa Nagavci theksoi se kurdo që do të vazhdohet kjo seanca kryesia e Kuvendit do t’i mbaj të informuar deputetët.