Fjalë Kyçe

Ashensori që nuk u parapa në Mjekësinë Sportive vonon fillimin e trajtimit të pacientëve me COVID-19

Ashensori që nuk u parapa në Mjekësinë Sportive vonon fillimin e trajtimit të pacientëve me COVID-19

Tek objekti i Mjekësisë Sportive, i cili është paraparë për shfrytëzim për trajtimin e pacientëve me COVID-19, mund të akomodohen rreth 100 prej tyre, porse aty është paraqitur një problem që po e pengon këtë.

Anesteziologia Agreta Gecaj-Gashi në Interaktiv të KTV-së thotë se ashensori për këtë objekt nuk ishte pjesë e projektit fillestar, por që tash po punohet në atë drejtim për shkak të nevojës së pacientëve.

“Fillimisht është paraparë Mjekësia Sportive. Gjatë kësaj periudhe të qetësisë që e kishim, është punu në Mjekësinë Sportive, sepse ka qenë objekt ndërtim e sipër dhe është adaptu për nevojat tona dhe aty kanë dalë shumë probleme që nuk janë parapa para kësaj, kur fillimisht ka fillu me u ndërtu. Aty mund të shkojnë deri në 100 pacientë, por kemi probleme, ashensori nuk është parapa fare fillimisht, tash po punojnë në atë drejtim që të vendoset ashensori dhe atje të lëshohen rreth 100 vende për pacientë”, ka thënë ajo.

Për rregullimin e këtij problemi, Gecaj-Gashi thotë se pengesë është bërë edhe procedura e prokurorimit dhe tenderimit dhe se po vonojnë procesin e përfundimit të objektit, rrjedhimisht edhe qasjen e pacientëve aty.

“Këto janë procedura të prokurorimit që neve na kanë bë probleme shumë të mëdha. Procedura të prokurorimit, tenderimit, me ligjet e Kosovës janë të tilla, nuk kemi mundur ta anashkalojmë këtë kohë të COVID-it, kështu që ajo po merr kohë. Nuk e dijmë saktë se kur do të vendoset, por janë duke punu me procedura shumë të shpejta që të përfundojë”, përfundoi Gecaj-Gashi.