Fjalë Kyçe

Ministri Kuçi i kërkon Qeverisë të mbështesë “Trepçën” nga Pakoja e rimëkëmbjes

Ministri Kuçi i kërkon Qeverisë të mbështesë “Trepçën” nga Pakoja e rimëkëmbjes

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur në mëngjes, kërkoi që në rend të ditës të futet edhe aspekti buxhetor për “Trepçën”, duke e marrë parasysh, sipas tij, gjendjen emergjente nëpër të cilën po kalon kjo ndërmarrje.

Kuçi propozoi që mjetet të merren nga ndarja buxhetore e pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Ky propozim nuk u fut në rend të ditës, pasi mbeti që fillimisht të diskutohet me Ministrinë e Financave.

Në fakt, Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka muaj që nuk po arrin të kalojë në Kuvend.

Deri më tash, ka kaluar vetëm në lexim të parë. Dje, ishte paraparë të nxirrej për votim në lexim të dytë, por seanca nuk u mbajt në mungesë të kuorumit.

Pakoja e rimëkëmbjes është paraparë si ndihmë për qytetarët dhe bizneset e prekura nga pandemia.

Njëjtë si “Trepça” shumë ndërmarrje janë në krizë apo para falimentimit si puna e Telekomit.