Fjalë Kyçe

Labinot Tahiri anulon protestën e sotme: Kështu janë njerëzit që shikojnë me të lan në lloq

Labinot Tahiri anulon protestën e sotme: Kështu janë njerëzit që shikojnë me të lan në lloq

Labinot Tahiri ka reaguar në rrjete sociale duke anuluar protestën e sotme.

Ish-deputeti dhe këngëtari , Labinot Tahiri, u ka bërë thirrje pronarëve të restauranteve dhe estradës që të protestojnë së bashku me të, shkruan lajmi.net.
Ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai përmes rrjeteve sociale bën thirrje për të bërë protesta, me arsyen se masat izoluese po shkatërrojnë ekonominë e shtetit.
Pas thirrjes në protesta paqësore për ditën e sotme (13.11.2020), duket se Shoqata e Gastronomëve përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ka vendosur të distancohet.

Ndërsa Labinot Tahiri ka reaguar menjëherë duke thënë se të gjitha ankesat e gastronomëve kanë qenë ankesa politike.
Postimi i plotë vijon si më poshtë:
“Lajmrim lidhur me ANULIMIN E PROTESTËS për Sot!
Të dashur qytetarë mirëmengjesi!
Qytetarë Zoti ua shpetoftë familjet e juaja nga PANDEMIA!
Sa i pêrket për LEUKEMINË DHE KANCERIN gjithnjë do të jem i gatshëm për ju.
Protesta e thirur nga unë për ti mbrojtur bisneset dhe gastronomët ishte tepër e sinqertë dhe tepêr e drejtë!
Sot para 20 minutave, kryetari i Gastronomëve paska dalur me nje deklaratë ku nuk marrin pjesë në protestë, unë me përgjegjegjesitë që kisha për ta, e ANULOJË PPROTESTËN PËR SOT!
Ata ineteres nuk paskan as pak, dhe i paskan punët mirë, nuk di qysh dilnin në sheshe me TENGJERE E KUSIA!
Të gjitha ankesat e tyre paskan qenë politike!
Kështu janë njerezit që shikojnë me të lan në lloq!
Pra dhe unë i respektojë masat dhe ruani shëndetin.
EH KOSOVA JONË E DASHUR EDHE ME U QU NË KËMBÊ E ME E NGRIT ZANIN DHE ME QËLLIM ME TË LAN NË LLOQ , JOOOO ME MUA KURRË!
Ju falenderojë shumë për interesimin e madh që keni pasur vetem juve si qytetarë , por me një njeri ose me gjoks i vetëm nuk shtyhen gjërat kur të gjithë nuk janë njëzëri!!!
ZOTI JU BEKOFTË!
Media mund ta merrni shkrimin për anulimin e protestës vetem dhe arsyen e shenoni se ndryshe nuk do ta kisha anuluar.
Sinqerisht Labi Kosovë e Shqipêrisë.”, shkroi Labinot Tahiri në llogarinë zyrtare të Facebook.