Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës para pak çastesh.
Sipas dëshmitarëve si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona, njofton Klan Kosova.
Ekipet e policisë dhe emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Lexuesit e Klan Kosovës kanë dërguar edhe fotografi të aksidentit.