Fjalë Kyçe

Hoti: Task Forca anti-korrupsion po vazhdon të kryej punën e papenguar

Hoti: Task Forca anti-korrupsion po vazhdon të kryej punën e papenguar

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në interpelancën e thirrur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e taskë forcës anti-Korrupsion brenda Policisë së Kosovës, ka thënë se kjo task forcë po vazhdon punën e papenguar në të gjitha çështjet që janë në procedurë.

Sipas tij Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në luftin e korrupsionit si dhe në anëtarësimin e mekanizmave të sigurisë në ato ndërkombëtare.

Ai ka thënë se me këtë vendim nuk po pengohet lufta kundër korrupsionit por se përkundrazi po fuqizohet dhe forcohet.

Ajo që paraqet lajm të rëndësishëm sipas Hotit, është se Policia e Kosovës tashmë është në përgatitje të një organogrami të ri, e brenda së cilës do vazhdoj së funksionuar kjo task forcë.

Pjesë nga fjalimi i tij para deputetëve:

Departament Special anit korrupsion, ka funksionuar brenda departamentit të hetimeve, kemi departament brenda  brenda departamentit.

Ky departament ka për qëllim luftimin e korrupsionin, nuk po pengojmë punën e tyre, por po forcojmë .Ky vendim nuk cenon kontributin, por ka të bëj me ngritjen e përgjegjësisë, ky vendim i qeverisë nuk ka asnjë objektiv tjetër, përveç luftimit të korrupsionit.

Objekt i Qeverisë mbetet zhvillimi i kapaciteteve kundër luftës. Objektiv tjetër është ruajtja dhe fuqizimi i këtyre mekanizma. Duhet të eliminohet ndërhyrja e çfarëdoshme brenda tij. Me këtë vendim do t’i hapë mundësi drejtë integrimit në strukturat e sigurisë. Ne jemi të vendosur që çdo veprim në organet e  sigurisë ta bëjmë vetëm me ligj. Plani i jonë është i qartë për më tutje, puna e task forcës vazhdon e papenguar në të gjitha çështjet që i kanë në procedurë, policia do ta paraqis organogramin e ri në mbikëqyrje, kjo po ndodh tani.

Ju ftoj të përdori mekanizmat