Fjalë Kyçe

Pas dy jave vetizolimi, një shkollë në Prishtinë rinis mësimin në klasa

Pas dy jave vetizolimi, një shkollë në Prishtinë rinis mësimin në klasa

Pas dy jave vetizolimi dhe funksionimi i procesit mësimor në skenarin C (mësimi në distancë), shkolla fillore “Dardania” në Prishtinë ka njoftuar se me vendimin dhe rekomandimin e IKSHPK, MSH shkolla prej datës 16. 11. 2020 (dita e hënë) rikalon në skenarin A (mësimi me prezencë fizike).

Vendimi dhe raporti nga MASH-i ka këto relomandime;

– Të kalojë SHFMU “Dardania”, Prishtinë nga skenari C në skenarin A;
– Mësimdhënësit të lirohen nga vetizolimi;
– Të bëhet dezinfektimi i shkollës;
– Të vazhdohet me aplikimin e masave higjieno-sanitare në shkollë;
– Të respektohen kriteret dhe rekomandimet nga MSH dhe IKSHPK -it dhe protokoli i reagimit të MASH-it.

Orari mësimor do të jetë i njëjtë siç ka qenë para ndryshimit të skenarit. Por, nga e hëna do të bëhet rotacioni/ndryshimi i ndarjes në grupe të nxënësve.

Grupi A vijon mësimin në orarin e ziles së grupit B.
Grupi B vijon mësimin në orarin e zilës së grupit A.